E S E SJELLJE KONSUMATORE - PowerPoint PPT Presentation

1 / 10
About This Presentation
Title:

E S E SJELLJE KONSUMATORE

Description:

E S E SJELLJE KONSUMATORE 1. fare do te thote Konsumatori eshte mbret ? 2. fare ka si qellim Sam Walton me vetem konsumatori mund te na djege te gjitheve ? – PowerPoint PPT presentation

Number of Views:48
Avg rating:3.0/5.0
Slides: 11
Provided by: acer239
Category:

less

Transcript and Presenter's Notes

Title: E S E SJELLJE KONSUMATORE


1
E S ESJELLJE KONSUMATORE
2
  • 1. Çfare do te thote Konsumatori eshte mbret?
  • 2. Çfare ka si qellim Sam Walton me vetem
    konsumatori mund te na djege te gjitheve?
  • 3. Ne çmenyre sjellja konsumatore mund te
    ndikoje ne politiken publike?
  • 4. Çfare do te thote nje orientim i gjithanshem i
    konsumatorit?

3
  • 5. Emertoni disa nga produktet dhe sherbimet qe
    perdoren shume ne grupin tuaj shoqeror. Tregoni
    nese jeni dakord apo kunder idese, se keto
    produkte ndihmojne ne formimin e unitetit ne
    grup mbeshtetni argumentin me shembuj nga lista
    e produkteve te perdorura ne grupin tuaj.

4
  • 6.Megjithese informacioni demografik i nje numri
    te madh konsumatoresh perdoret ne shume kontekste
    marketing, disa njerez mendojne se shitja e
    informacionit per te ardhurat e konsumatorit,
    zakonet e tij per blerjen e produkteve etj.,
    perbejne shkelje te jetes private te konsumatorit
    qe duhet te ndalohet. A po e shihni Big Brother?
    Komentoni mbi kete teme nga pikepamja e
    konsumatoprit dhe nga pikepamja e marketerit.

5
  • 7. Beni nje liste te tre hapave te proçesit te
    konsumit. Pershkruani çeshtjet qe moret ne
    konsiderate ne secilin hap, kur bete blerje te
    rendesishme.
  • 8. Cilat aspekte te sjelljes se konsumatorit
    ngjkallin interes per nje financier? Po te nje
    administrator universiteti, te nje dizenjuesi
    arti, te nje punonjes ne agjensi qeveritare?

6
  • 9. Kritiket qe kane vene ne shenjester
    strategjite marketing argumentojne se praktika e
    tyre eshte diskriminuese dhe e padrejte,
    veçanerisht kur nje strategji e tille inkurajon
    nje grup njerezish qe blejne nje produkt, qe mund
    te jete I demshem per ta ose qe nuk eshte i
    perballueshem per gjendjen e tyre financiare.
    P.sh, drejtuesit e nje komuniteti te mbizoteruar
    nga minoriteti kane protestuar kunder
    publicitetit te birres apo duhanit ne zonen e
    tyre. Ne anen tjeter, shoqata nacionale e
    publikuesve/reklamuesve argumenton se te ndalosh
    reklamimin ndaj konsumatoreve do te thote te
    ndalosh lirine e veprimit. Kjo eshte te dhunosh
    First Amendment (lirine e shprehjes). Cilat
    jane pikepamjet tuaja ne lidhje me kete çeshtje?

7
  • 10. A kane marketeret aftesi per te kontrolluar
    deshirat tona apo kane fuqi per te krijuar
    nevojat? A po ndryshon kjo situate, nderkohe qe
    interneti krijon menyra te reja per ti lidhur
    njerezit me kompanite? Nese po, tregoni sesi?

8
  • 11. Nje sipermarres beri lajm ne nivel
    nderkombtar, kur krijoi nje adrese ne internet
    per te nxjerre ne ankand qelizat e vezeve
    femerore te topmodeleve. Ankandi filloi me çmimin
    e 15.000. Kjo adrese u hap per njerez qe donin
    te kishin bebe te bukura, se mendonin se bukuria
    do tua shtonte shanset ketyre bebeve per te qene
    te suksesshem ne shoqerine tone. A eshte shitja
    dhe blerja e organeve njerezore thjesht nje
    shembull tjeter i sjelljes se konsumatorit per te
    blere gjene me te re qe ka dale ne shitje? A bini
    dakord qe ky lloj sherbimi eshte thjesht nje
    menyre me e lehte per te rritur shansin per te
    pasur nje femije te lumtur e te suksesshem? A
    duhet te lejohet ky lloj aktiviteti marketing? A
    do te beje ti si konsumator kete shitje ne
    Internet?

9
  • 12. Deri ne çfare pike do te pranonin
    konsumatoret me pak privacy per çmime me te
    uleta? Pronaret e makinave tani mund te lejojne
    kompanite e sigurimeve te monitorojne menyren
    sesi e ngasin ata makinen per te pasut çmime me
    te uleta. Konsumatoret qe nenshkruajne per
    kompanine Progressives Trip Sense marrin nje
    mjet ne madhesine e nje kutie shkrepese per ta
    vene ne prize ne makinen e tyre. Ky mjet mat
    shpejtesine, sa milje jane pershkruar, ne cilen
    ore dhe ne cilen dite. Nje here ne disa muaj
    konsumatoret e heqin nga makina mjetin dhe e
    vendosin ne kompjuter dhe ia dergojne
    informacionin kompanise. Ne varesi te rezultateve
    siguracioni ulet nga 5 ne 25. Ne Angli, nje
    kompani e madhe siguracioni ka vene ne testim
    programin pay as you drive. Vullnetareve u
    jepet nje mjet elektronik ne permasen e nje dore
    qe vendoset ne makinen e tyre. Mjeti do te
    perdore teknologji staelitore globale per te pare
    se ku shkon makina, duke i derguar kompanise
    informacione te shpeshta. Makinat qe shpenzojne
    me shume kohe ne zona me te sigurta do te
    kualifikohen per ulje me te medha per pagesen e
    siguarcionit. Sigurisht, ana e keqe eshte qe
    kompania e siguracionit do te dije se ku do te
    shosh, deri kur do qendrosh ne nje vend, etj.
    Merr ne pyetje 10 shofere te moshave te ndryshme
    te cileve do tu tregosh per kete program dhe
    pyeti nese ata do te merrnin pjese ne te per te
    paguar nje siguracion me te ulet. Cfare arsyesh
    japin ata per te qene kunder ose per te rene
    dakord me kete program? A veren ndonje ndryshim
    ne qendrimet e tyre, duke u bazuar ne
    karakteristikat demografike si mosha apo seksi?

10
  • 13. Shume studente kolegjesh ndajne me njeri
    tjetrin muziken duke e marre ate nga interneti.
    Intervisto te pakten 5 njerez qe kane marre nga
    interneti nje kenge apo nje film pa paguar per
    te. A mendojne se kane vjedhur? Çfare shpjegimesh
    japin ata per kete sjellje? Mundohu te
    identifikosh çfaredolloj gjeje te perbashket nga
    keto intervista. Nese do krijoje nje reklame per
    te ndaluar shkarkimin e muzikes, filmit, etj,
    falas nga interneti, çfare do te beje ti per ti
    mbushur mendjen njerezve per te mos e bere kete
    gje?
Write a Comment
User Comments (0)
About PowerShow.com