MJEDISI KULTUROR ND - PowerPoint PPT Presentation

About This Presentation
Title:

MJEDISI KULTUROR ND

Description:

... shok kulturor si pasoj e p rvojave nga kulturat e reja dhe t ndryshme. Prof.dr. Besim BEQAJ * MJEDISI KULTUROR ND RKOMB TAR Njer zit t cil t ... – PowerPoint PPT presentation

Number of Views:108
Avg rating:3.0/5.0
Slides: 14
Provided by: bes146
Category:
Tags: kulturor | mjedisi | shok

less

Transcript and Presenter's Notes

Title: MJEDISI KULTUROR ND


1
MJEDISI KULTUROR NDËRKOMBËTAR
  • Prof. dr. Besim BEQAJ

2
MJEDISI KULTUROR NDËRKOMBËTAR
  • Ambienti kulturor i biznesit përfshinë gjendjen
    kulturore, sjelljet, karakteristikat e vendeve të
    ndryshme në të cilat ndërmarrjet ndërkombëtare
    duhet të zhvillojnë biznesin e tyre.
  • Identifikimi dhe trajtimi i ambientit kulturor
    shkon sipas një dinamike të paraparë

3
MJEDISI KULTUROR NDËRKOMBËTAR
  • Kultura përfshinë normat e sjelljeve të bazuara
    në veprimet e mësuara, në vlera dhe besime.
    Njerëzit afarist pajtohen se ka dallime kulturore
    në mes të vendve por nuk pajtohen me gjendjen
    ekzistuese?!

4
MJEDISI KULTUROR NDËRKOMBËTAR
  • Elementet e kulturës
  • Gjuha
  • Feja
  • Vlerat dhe qëndrimet
  • Zakonet dhe doket
  • Kultura materiale
  • Estetika
  • Arsimimi

5
MJEDISI KULTUROR NDËRKOMBËTAR
  • Harmonizimi i elementeve të kulturës në biznesin
    ndërkombëtar, është i mundur përmes
    fleksibilitetit kulturor dhe ngritjës së vlerave
    të mirëfillta.
  • Ngritja e vetëdijës për rendësinë e kulturave në
    biznesin ndërkombëtar
  • Identifikimi i dinamikave kulturore
  • Praktikat kulturore dhe ato të sjelljeve në
    biznes
  • Strategjitë për ballafaqimin me dallimet
    kulturore

6
MJEDISI KULTUROR NDËRKOMBËTAR
  • Ndërmarrjet duhet të ngrisin vetëdijën për
    kulturat tjera. Energjia e orijentuar në ketë
    drejtim mvaret nga ngjajshmëritë në mes vendeve
    dhe nga lloji i biznesit të pretenduar për tu
    zhvilluar.
  • Ndërrimet kulturore ndodhin si rezultat i
    zgjedhjeve apo imponimeve të ndryshme.
  • Izolimi prej grupeve tjera për shkak të gjuhëve
    tenton të bejë stabilizimin kulturor.

7
MJEDISI KULTUROR NDËRKOMBËTAR
  • Njerëzit grupohen sipas satisfaksioneve, vlerave
    dhe sistemeve sociale.
  • Grupimi i tillë determinon nivelin e pajtimit
    personal për të pasur qasje në resurset
    ekonomike, prestigj, relacione shoqërore si dhe
    fuqi të veprimit.
  • Këto grupime gjithashtu determinojnë kualifikimet
    e nevojshme dhe ato të ofruara për punën dhe
    afarizmin e individit dhe ndërmarrjës.

8
MJEDISI KULTUROR NDËRKOMBËTAR
  • Kombet dallojnë në preferencat e tyre për një
    relacion autokratik apo konsultativ në vendet e
    punës, lidhur me rregullat dhe nivelin e
    konkurencës ose të bashkëpunimit me njeri tjetrin
    në vendet e punës.
  • Kombet dallojnë në nivelin e besimit në njeri
    tjetrin

9
MJEDISI KULTUROR NDËRKOMBËTAR
  • Kulturat nikoqire nuk presin gjithmonë se
    ndërmarrjet dhe individët do të rrespektojnë
    normat e tyre. Ato nganjeherë akomodojnë
    ndërmarrjet e huaja dhe kanë standarde të
    ndryshme për të huajt.

10
MJEDISI KULTUROR NDËRKOMBËTAR
  • Njerëzit komunikojnë përmes gjuhës së shkruar, të
    folur dhe gjuhës së heshtjes. Përpunimi i
    informatave është shumë i ndikuar nga prapavija
    kulturore. Gabimet në komunikim rezultojnë me
    sjellje të ndryshme dhe me keqkupim në bizneset
    ndërkombëtare.
  • Njerëzit nganjeherë pësojnë frustrime gjenerale
    shok kulturor si pasojë e përvojave nga kulturat
    e reja dhe të ndryshme.

11
MJEDISI KULTUROR NDËRKOMBËTAR
  • Njerëzit të cilët punojnë jashtë duhet të jenë
    sensitiv në rrezikun e policentrizmit dhe
    etnocentrizmit. Ata duhet të provojnë të jenë më
    shumë gjeocentrik.
  • Menaxhmenti policentrik është i ndikuar nga
    kulturat e ndryeshme nacionale dhe nuk preferon
    përdorimin e kulturës afariste vendase në shtetin
    tjetër, mirëpo tenton me çdo kusht të adaptohet.
  • Menaxhmenti etnocentrik është i ndikuar vetëm nga
    kultura vendase dhe nuk rrespekton kulturat
    tjera. Ai injoron faktorët e rendësishëm, beson
    se kultura vendase duhet të aplikohet patjetër
    dhe mendon se ndërrimet janë të lehta (ndjenja e
    superioritetit)
  • Menaxhmenti gjeocentrik shfrytëzon praktikat e
    shpeshta të biznesit dhe ai paraqet një hibrid të
    normave të vendit dhe atyre të jashtme.

12
MJEDISI KULTUROR NDËRKOMBËTAR
  • Në vendimin se a duhet të sjellet një ndërrim në
    shtetin amë apo atë nikoqir në afarizëm,
    ndërmarrja duhet të merr në konsideratë rendësinë
    e ndërrimeve, shpenzimet dhe përfitimet nga të
    gjitha alternativat.
  • Rritja e kontaktit ndërkombëtar e rritë dhe
    zgjeron nivelin e ngjajshmërive kulturore në mes
    te kombeve dhe në mes të bizneseve të cilat
    pretendojnë zhvillim global.

13
MJEDISI KULTUROR NDËRKOMBËTAR
  • Përmasat kulturore dhe të sjelljës
  • Përmasat kulturore
  • Distanca e pushtetit (menyra e vendosjes)
  • Shmangia e pasigurisë (vendimet me dozë rreziku
    shmangie e ulët dhe e lartë e pasigurisë)
  • Individualizmi
  • Maskuniliteti ( suksesi, paratë dhe sendet)
  • Integrimi i përmasave
  • Përmasat e qëndrimeve
  • Trajtimi dhe kultura e biznesit ndërkombëtar në
    vendet e ndryshme të botës SHBA, Angli,
    Gjermani, Vende Arabe, etj.
  • Elemente tjera për shqyrtim në biznesin
    ndërkombëtar janë edhe qendrimet ndaj punës,
    motivimi për arritje, koha dhe e ardhmja,
    trajnimi ndërkulturor, etj.
Write a Comment
User Comments (0)
About PowerShow.com