Title: Ligj
1Ligjëratë 1
2Informata për lëndën
- Profesori Mr. Fisnik Dalipi
- E-mail fisnik.dalipi_at_unite.edu.mk
- Konsultime 24h online
- Literatura
- 1. Teoria Business Driven Technology Stephen
Haag, Paige Baltzan, Amy Philips. McGraw-Hill
2006, USA. ISBN 0-07-298301-9 - 2. Praktika 1 Microsoft Access Agni Dika.
Prishtinë, 2006 - Vlerësimi i lëndës
- Rregullshmëria max 10 Provimi praktik max
45 Provimi teorik max 45 Nota
përfundimtare max 100
3Përmbajtja
Teoria
Praktika
- Bazat e Informatikes
- Hardveri
- Softveri
- Sistemet Operative
- Programet Aplikative
- Viruset Kompjuterike
- Rrjetat Kompjuterike
- Bazat e të dhënave
- Windows (intro)
- Excel (e avancuar)
- Access (e avancuar)
4Teknologjia???
- Shkenca mbi shkathtësitë dhe zanatet përdorimi
praktik i njohurive njerëzore - Tërësia e njohurive apo e dijeve për mënyrat e
përpunimit fizik, kimik, pjesërisht edhe mekanik
të lëndëve të para, të materialeve të ndryshme
etj., dhe për metodat që zbatohen në jnë lloj
pune ose në procese të caktuara të prodhimit
përshkrimi i këtyre mënyrave dhe metodave në
udhëzues, grafikë etj. - Mund të jetë
- Materiale (kompjuterët, makina të ndryshme)
- Jomateriale/Virtuale (Softverët, biznes metodat)
5Teknologjia Informative (Informatike)
- Term gjenerik që ka të bëjë me përpunimin e
informatave dhe të dhënave duke shfrytëzuar
hardverin dhe softverin (kompjuterin). - Objektivi - konvertimi, ruajtja, memorimi,
procesimi, bartja, dhe rikthimi i sigurt i
informatave.
6BAZAT E INFORMATIKËS
- KUPTIMET THEMELORE
- E dhëna dhe informata
- Informatika dhe informatika e biznesit
- Përpunimi i të dhënave
- Modeli logjik i kompjuterit të sotëm
- Gjeneratat teknologjike të kompjuterëve
- Klasifikimi i kompjuterëve
7E dhëna dhe informata
- E dhënë është çfardolloj shkronje, numri apo
simboli apo kombinim shkronjash, numrash dhe
simbolesh pa ndonjë domethënje të veçantë. - Informata paraqet një bashkësi të të dhënave,
kuptimeve ose shenjave të cilat pranuesit ia
zvogëlojnë ose ia eliminojnë papritshmërinë dhe
pacaktueshmërinë dhe e cila mundëson veprimin
duke bërë zgjedhjen më optimale nga ngjarjet e
mundshme me qëllim të ngritjes së kapacitetit të
njohurive njerëzore për ngjarjen e zgjedhur.
8Rrjedha e informacionit
- Për rrjedhën e informacionit duhet të ekzistojnë
dy objekte - Dhënësi dhe
- Pranuesi i informacionit
- Objektet mund të jenë
- njeriu-njeriu
- njeriu-makina
- makina-njeriu dhe
- makina-makina
9Informatika
- Fjala informatikë paraqitet për herë të parë në
Francë në vitin 1960, ndërsa më vonë e
përvetësojnë edhe vendet tjera në Europë dhe në
botë. - Vetë fjala është nxjerë nga fjalët informacion
(Information) dhe automatikë (Automatique) dhe
paraqet shkencën për informatat dhe lajmërimet. - Shkencë mbi mbledhjen, përpunimin, bartjen,
shdfrytëzimin e të dhënave/informatave me ndihmën
e sistemeve për përpunimin e të dhënave në kuadër
të sistemit të caktuar informativ.
10Disciplinat e Informatikës
- Informatika teorike ka të bëjë me aspekte të
ndryshme të algoritmeve dhe mund të trajtohet si
bazë për disciplinat e tjera të informatikës - Informatika praktike ka të bëjë me zgjidhjen e
problemeve konkrete të informatikës posaçrisht
me zhvillimin e programeve kompjuterike në të
ashtuquajturën teknikë softuerike. - Informatika teknike miret me aspektet
hardverike (arkitektura kompjuterike,
mikroprocesorët etj). - Informatika aplikative aplikimi i informatikës
në fusha të ndryshme të jetës së përditshme si
psh. Informatika e biznesit
11Informatika e biznesit
- Zbatimi i gjithanshëm i Informatikës në vitet e
70-ta, sjell ndarjen e saj në diciplina të
veçanta që përpunojnë tërësi të ndryshme, mes të
cilëve është edhe informatika e biznesit. - Pra, informatika e biznesit është lëmi e veçantë
në kuadër të informatikës si shkencë, dhe meret
kryekëput me rolin e informatave dhe menaxhimin e
tyre lidhur me veprimtaritë ekonomike-biznesore.
12Me çka meret informatika e biznesit
- Informatika e biznesit merret me informata
komerciale. - Informata komerciale është e dhënë që ka vlerë
(informative) për marrësin në kuptimin e
vendimeve biznesore. - Shembuj informatash komerciale janë
- oferta
- komunikimi biznesor,
- lajmërimet (proces verbalet e ndryshme,
regjistrimet, etj.) - dokumente kontabël (faturat etj.)
13Teknologjinë Kompjuterike
Informatika e biznesit
mbështetet në
Teknologjinë Komunikuese
- Meret me menaxhimin e proceseve të afarizmit si
prodhimi, shërbimet, të ardhurat, shitja etj.
14Ndërlidhja e SI me rrethinën e biznesit
15Detyrat e Sistemit Informativ
- Detyrat e sistemit informativ kanë tre nivele
- sigurimi i organeve të udhëheqjes me informacione
para marjes së vendi-meve, - futja e informacioneve të nevojshme në procesin e
afarizmit, - ndërlidhja informative e sistemit afarist me
rrethinën e tij.
16Resurset kryesore të sistemit informativ
- Resurset apo elementet kryesore teknike dhe
fizike të sistemit informativ janë - Hardveri (hardware) të gjitha pajisjet për
mbledhje, përpunim dhe ruajtje të informacioneve
si dhe pajisjet per komunikim me të parat - Softveri (software) programet dhe instruksionet
për udhëheqje me vetë sistemin kompjuterik dhe
kryerje të aplikacioneve të ndryshme - Lajfveri (Lifeware) njerëzit ekspertë
shfrytëzuesit, operatorët kompjuterik,
programerët, organizatorët dhe analitikët e
sistemit - Orgveri (Orgware) veprimet organizative,
metodat dhe mënyrat e përshtatjes dhe të
ndërlidhjes së tri komponentave të para në një
tërësi harmonike, funksionale dhe ekonomike.
Per to do te flitet me hollesisht ne kapitujt e
ardhshem
17- Ashtu siç është e nevojshme që minerali i hekurit
të përpunohet që të arrihet deri te hekuri, ashtu
shpesh herë është e nevojshme që të dhënat "bazë"
të përpunohen me qëllim që të fitohen të dhëna
ose informata të tjera. Aktiviteti i tillë quhet
përpunim i të dhënave.
18Llojet e të dhënave që përpunohen
- Numerike
- Tekstuale
- Figurative
- Akustike
- Etj.
Përpunimi i tyre mund të bëhet në mënyra të
ndryshme.
19Përpunimi i të dhënave
- Përpunimi manual (abakusi 3000 vjet p.e.s.)
- Përpunimi mekanik i të dhënave (1817 makina e
shkrimit, 1843 telegrafi i Morseut) - Përpunimi mekanografik (pajisje
elektromekanike, makina me pllaka të perforuara) - Përpunimi elektronik (kompjuteri elektronik)
20Informatika mbështetet në
- Teknologjinë kompjuterike dhe
- Teknologjinë komunikuese
Le të shohim ku qëndron esenca e këtyre dy
teknologjive
21Teknikat digjitale(Informacioni kodohet me numra)
Analog
Digjital
22Telegrafi i Çapeit(Claude Chappe, 1763-1805)
92 nga 256 ( 488) karaktere të pozicioneve të
prezentuara. Integriteti i mesazhit mund të
ruhet në çdo stacion ritransmetues Në 1844, 534
ritransmetues lidhnin Parisin me 29 qytete, duke
mbuluar gjithsejt 5000 Km.
23Telegrafi i MorseutSamuel Morse, 1791-1872
Telegrafi i parë analog i demonstruar në v.1837
24Telefoni i BellitGraham Bell, 1876.
Sistemi i parë për telekomunikacion elektrik
analog
25Analog vs. Digjital
Analog
Digjital
- Numër të caktuar gjendjesh
- Zhurmat e jashtme mund të dallohen nga sinjali
origjinal - Informatat mund të rikrijohen pas humbjes
- Pothuaj numër i pafund gjendjesh
- Zhurmat e jashtme nuk mund të dallohen nga
sinjali origjinal - Informacioni degradohet
26Teknika digjitale
- Si paraqiten numrat në pajisjet elektrike?
- Përdorimi i numrave binar (baza 2).
- Një numër binar mund të paraqitet me anën e një
ndërprerësi - Vlera 0 ndërprerësi i hapur
- Value 1 ndërprerësi i mbyllur
- Një numër me n bite mund të merr 2 n vlera të
ndryshme - 2 bite 4 kombinime
- 00 01 10 11
- 3 bite 8 kombinime
- 000 001 010 011 100 101 110 111
- 8 bit ( 1 bajt) 256 kombinime
- 16 bit 65 536 kombinime
- 24 bit 16 777 216 kombinime
- 32 bit 4 294 967 296 kombinime
27Fazat e zhvillimit të kompjuterëve
- Mekanizmi i parë analog- abakusi, është zbuluar
3000 vite p.e.s.
Edhe në ditët e sotme përdoret me sukses në
shitoret tregtare të Kinës, Japonisë, Rusisë
etj.
28Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
- deri më 1630 nuk ka pasur ndonjë zbulim të
rëndësishëm - 1630 shkencëtari gjerman Vilhelm Shikard (Wilhelm
Schickard) dha projektet për makinën me ndihmën e
së cilës mundeshin të realizohen llogaritjet
elementare matematikore, por
nuk ka dëshmi se kjo makinë atëherë është
realizuar.
29Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
- 1642, Francë, Blez Paskali (Blaise Pascal
1623-1662) në moshën 19 vjeçare, zbuloi makinën
digjitale e cila kishte mundësi të kryente
mbledhje dhe zbritje të numrave, të cilën e
pagëzoi me emrin Paskalina.
30Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
- Në vitin 1672, Vilhelm fon Lajbnic në Gjermani,
30 vjetë pas zbulimit të Paskalit, konstruktoi
makinën digjitale e cila përveç mbledhjes dhe
zbritjes kishte mundësi të kryente edhe
operacionin e shumëzimit dhe pjesëtimit, si dhe
të nxjerrë rrënjën katrore të çfarëdo numri.
31Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
- Në vitin 1804, Zhakard (Jacquard) përdori i pari
kartelet e perforuara në teknologjinë e
tekstilit. - Në bazë të vrimave të perforuara në kartele,
makina zgjedhte ngjyrat të cilat duhej përdorur
në vendet e caktuara gjatë prodhimit të pëlhurës.
- Nëse kartelet lidheshin në shirit të pafundëm,
makina fitonte mundësinë që të prodhojë ndonjë
ornament (vizatim) i cili përsëritet.
32Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
- Më 1835, Çarls Bebixh (Charles Babbage),
matematicient nga Kembrixhi, projektoi makinën e
re, e cila edhe pse kurrë nuk u përfundua, merret
se është paraardhëse e kompjuterit bashkëkohor.
Ky projekt kishte pajisjet për hyrje dhe dalje në
të cilat janë përdorë kartelet e perforuara.
Përpos kësaj, Bebixh parashikoi edhe vendin për
vendosjen e shënimeve - kujtesën (memorien), si
dhe procesorin. Me makinë dhe me kujtesë
udhëheqnin kartelet në të cilat ishin të
vendosura instruksione të koduara në mënyrë
numerike dhe të ruajtura ashtu që të funksionojnë
në momentin kur i nevojiten për punë procesorit.
33Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
- Holerit (Hollerith) konstruktoi makinën me
kartela të perforuara dhe me impulse elektrike,
me anën e së cilës u bë regjistrimi i popullsisë
në Amerikë, më 1891. - Në v.1915, spanjolli Leonardo Tores kombinoi
teknikën e kompjuterit elektromekanik me
principet e programimit. Ai e prezantoi makinën e
parë të aftë që të bie vendime dhe atë e ilustroi
duke e përdorë për zgjidhjen e problemeve të
thjeshta në shah.
34Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
- 1931 në SHBA, Vanaver Bush e projektoi
kompjuterin analog të cilin e pagëzoi me emrin
analizatori diferencial. Ky ishte kompjuteri i
parë me aftësi që të zhvillojë ekuacione. - 1933 në Angli, Daglas Hartri u bashkua me Artur
Porterin për të krijuar një kompjuter analog.
Hartri më vonë u bë shkencëtari i parë i cili e
përdori kompjuterin gjatë zgjidhjes së problemeve
në teorinë atomike.
35Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
- 1936 në Gjermani, Konrad Zuse i pari ofroi disa
ide themelore të llogaritjes automatike duke
futur në përdorim edhe sistemin e numrave binarë
dhe pikën e lëvizshme dhjetore. - më 1941 ai përfundoi kalkulatorin e tij bartës Z2
dhe Z3, si dhe zhvilloi gjuhën algoritmike PK,
paraardhëse të gjuhës programuese PL/I dhe ALGOL.
36Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
- 1937 Klod Shanon dhe Xhorxh Shtibic, duke punuar
ndaras në SHBA, arritën të zbulojnë qarqe
elektrondërprerëse të cilat punonin sipas ligjeve
të algjebrës së Bulit, me çka dukshëm u zhvillua
teknologjia e kompjuterëve - 1944, U zhvillua HARVARD MARK 1 kompjuteri i parë
digjital, nga Hauard Ajken, Kler Lejk, Fransis
Hamilton dhe Benxhamin Durfe, duke punuar në
laboratorin kompjuterik të Harwardit me përmbajte
të IBM-it.
37Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
- Zbulimi i llambave elektronike nga ana e
Fasodenit, De Forestit dhe të tjerëve në fillim
të shekullit të kaluar, filloi që të gjejë
zbatimin edhe tek kompjuterët në fillim të viteve
të dyzeta. - Në v.1945, Xhon Fon Njuman, i lindur në Hungari,
e i cili vepronte dhe punonte në SHBA, zhvilloi
konceptin e programit të ruajtur, në bazë të të
cilit urdhrat që duhej ti parashtrohen
kompjuterit ruheshin brenda në formë numerike.
38Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
- Ky ishte një hap shumë i rëndësishëm, i cili
kishte shumë ndikim nga zbulimi i Bebixhit, para
100 vjetësh dhe në këtë bazë u ndërtua - EDVAC (Electronic Discrete Variable Autoinatic
Computer) në Pensilvani dhe - EDSAC (Electronic Delay Storage Automatic
Calculator) në Kembrixh.
39Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
- Kompjuteri i parë plotësisht elektronik ishte
ENIAC, të cilin e projektuan Xhon Maushli dhe
Presper Ekert.
Ky kompjuter u krye më 1946 dhe çmimi i tij ishte
afër 10 milion dollarë. Kishte 18000 llamba
elektronike dhe ishte i rëndë 30 tonelata.
40Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
- Në v. 1948, Xhon Barden, Valter Braten dhe
Vilijem Shokelli në laboratorët e Bellit në SHBA
realizuan transistorin, i cili për shkak të
dimensioneve të tija të vogla si dhe fuqisë së
vogël të nevojshme të furnizimit, menjëherë gjeti
aplikimin në të gjitha pajisjet elektronike.
41Fazat e zhvillimit të kompjuterëve (vazhd.)
- 1964, Gordon Mur, shkencëtari kryesor i firmës
Ferçajlld, prognozoi se çdo vjet do të dyfishohet
dendësia e komponenteve. - 1971, INTEL në SHBA, realizoi mikroprocesorin e
parë i cili njëherit ishte edhe njësi qendrore e
kompjuterit (CPU-Central Proccesor Unit) ku
funksionet logjike dhe aritmetike zhvilloheshin
në të njëjtin çip, me dimensione më të vogla se
gjysmë centimetri anash. - 1975 kompania e njëjtë realizoi kompjuterin
komplet në një pllakë të vetme (kartele
elektronike). - 1976 realizuan prodhimin e një kompjuteri tetë
bitësh i cili përbënte rreth 20.000 transistorë
në një çip të silicit.
42Gjeneratat e Kompjuterëve
Gjenerata Periudha Zbulimi
Gjenerata e parë 1946 - 1958 Gypat elektronikë
Gjenerata e dytë 1959 - 1963 Tranzistorët
Gjenerata e tretë 1964 - 1970 Qarqe të integruara
Gjenerata e katërt 1971 - 1989 VLSI