Biznesi dhe ambienti ekonomik i tij - PowerPoint PPT Presentation

About This Presentation
Title:

Biznesi dhe ambienti ekonomik i tij

Description:

Financimi i NVM-ve mbetet shtje prioritare p rkundrejt indikacioneve p r rritje n sektorin financiar gjat vitit t kaluar. – PowerPoint PPT presentation

Number of Views:111
Avg rating:3.0/5.0
Slides: 33
Provided by: xp96
Category:

less

Transcript and Presenter's Notes

Title: Biznesi dhe ambienti ekonomik i tij


1
Biznesi dhe ambienti ekonomik i tij
  • Prof. Dr. Besim Beqaj

2
Ekonomitë e përziera
Shtetet e botës kryesisht janë ndarë në mes të
atyre që kanë ndjekur koncepte kapitaliste dhe
atyre që kanë zhvilluar sisteme komuniste apo
socialiste. Për ta përmbledhur diskutimin e
mëparshëm, dy sistemet e mëdha ekonomike të cilat
sot shtyhen për dominim në botë mund të definohen
si në vijim 1. Ekonomitë e Tregut të Lirë
ekzistojnë në ato vende ku tregu kryesisht
përcakton se cilat produkte dhe shërbime duhen
ofruar, se kush do ti marri ato, dhe përcakton
mënyrën se si do të zhvillohet ekonomia. Termi i
famshëm që përdoret për ta përshkruar këtë sistem
ekonomik është kapitalizëm. Ai bazohet në
principet e Adam Smithit. 2. Ekonomitë e
kontrolluara ekzistojnë kur qeveria është ajo
që merr vendimet për atë se cilat produkte dhe
shërbime duhen prodhuar, se kush do ti marrë
ato, dhe përcakton mënyrën se si do të zhvillohet
ekonomia. Termet që përdoren për ti përshkruar
variacionet e këtij sistemi ekonomik janë
Socializmi dhe Komunizmi. Të dyja këto bazohen
mbi principet e Karl Marksit.
3
Ekonomitë e përziera
Trendi i sotëm është se shtetet e
ashtuquajtura kapitaliste vazhdojnë të lëvizin
drejt socializmit ndërsa shtetet e ashtuquajtura
socialiste të lëvizin drejt kapitalizmit. Po
themi të ashtuquajtura sepse asnjëherë nuk ka
pasur shtete që kanë qenë plotësisht kapitaliste
apo socialiste. Të gjitha shtetet e sotme janë
një kombinim i këtyre dy sistemeve. Sistemi i
shteteve që lëvizin drejt njëri tjetrit e ka
krijuar atë që sot njihet si ekonomi e përzier.
Këto ekonomi ekzistojnë aty ku disa resurse
shpërndahen nga tregu, dhe disa nga shteti.
4
Mjedisi Biznesor
Mjedisi i biznesit ka një efekt jashtëzakonisht
të madh për sukseset apo dështimet e
ndërmarrësve. Pesë faktorët mjedisor kyç për
zhvillimin e bizneseve dhe krijimin e vendeve të
punës janë 1. Mjedisi ekonomik (përfshirë këtu
edhe rregulloret mbi taksat) 2. Mjedisi
teknologjik 3. Rrethanat konkurruese 4. Mjedisi
social 5. Mjedisi global i biznesit
5
(No Transcript)
6
Mjedisi ekonomik
  • Kuptimi i ambientit ekonomik dhe tregut
    ndërkombëtar i ndihmon menaxherët të parashohin
    trendet dhe ngjarjet të cilat mund të ndikojnë në
    zhvillimin e biznesit të tyre në të ardhmen.
  • Elementet e mjedisit ekonomik janë
  • GNP (Bruto Produkti i Përgjithshëm vendor
  • GDP Per capita ( Të hzrat për kokë banori)

7
Mjedisi ekonomik
  • Ambienti ekonomik i një vendi analizohet në bazë
  • Inflacionit
  • Shkallës së papunësisë
  • Borgjeve shtetërore
  • Shpërndarjës së profitit
  • Shkallës së varfërisë
  • Bilancit të pagesave
  • Liria ekonomike është shkalla deri në të cilën
    qeveritë intervenojnë në aktivitetet ekonomike.
    Sistemet ekonomike determinojnë se kush është
    pronar dhe kush kontrollon resurset. Në ekonominë
    e tregut prona private është ajo që mbizotron,
    ndërsa në ekonomitë e planifikuara qeveria
    kontrollon dhe ka në pronë resurset.

8
Mjedisi ekonomik
  • Krizat ekonomike aziatike dhe dalja nga ajo u
    kushtëzua me reformat në filozofinë afariste në
    drejtim të ekonomisë së tregut.
  • Inflacioni ku çmimet rriten ndërsa vlera e parasë
    bie mund të sjellë vendin në situatë
    jokonkurente. Rezultat i kësaj janë kamatat e
    larta të kapitalit të cilat ulin zhvillimin dhe
    rritjen ekonomike. Kjo shkakton mosbesimin në
    qeveritë dhe në pragramet e tyre.

9
Mjedisi Ekonomik
  • Për mundësuar rritjen e sipërmarrësisë, qeveria
    mund të
  • Qeveria mund të zvogëlojë riskun e sipërmarrësisë
    duke miratuar ligje që u mundësojnë sipërmarrësve
    nënshkrimin e kontratave të zbatueshme nga
    gjykatat. Shumë shtete sot nuk kanë ligje të
    tilla, dhe në këtë mënyrë e rrisin dukshëm riskun
    e nisjes së një biznesi.
  • Qeveria mund të themelojë një monedhë shtetërore
    që mund të tregtohet në tregjet botërore. Një
    element i cili ia pamundëson Rusisë
    bashkëngjitjen në tregjet botërore dhe forcimin
    ekonomik është mungesa e një monedhe të
    tregëtueshme.

10
Mjedisi Ekonomik
  • Qeveria mund të fokusohet në eliminimin e
    korrupsionit në biznes dhe në qeveri. Në shumë
    shtete të varfra marrja me biznes është shumë e
    vështirë sepse qeveritë janë shumë të
    korruptuara. Në këto shtete është shumë e
    vështirë të merret leje për ndërtimin e një
    fabrike, apo edhe për hapjen e një dyqani, sepse
    u duhet dhënë ryshfete zyrtarëve. Liderët e
    korruptuar të bizneseve mund ti kërcënojnë
    konkurrentët dhe ta minimizojnë konkurrencën.
  • Qeveria mund ti mbaj taksat dhe rregulloret në
    nivel minimal. Sipërmarrësit kërkojnë përfitime
    sa më të mëdha nga investimet e tyre, përfshirë
    këtu edhe investimin e tyre kohor. Nëse qeveria u
    merr bizneseve shuma të mëdha parash përmes
    taksave atëherë bizneset mund të binden se nuk ia
    vlen të investohet.

11
Mjedisi Teknologjik
Të diplomuarit më të suksesshëm të
universiteteve në të ardhmen do të jenë ata që do
të mund të gjinden në autostradën e
informacionit. INTERNET-i është një
rrjet i pajisjeve kompjuterike dhe të
telekomunikacionit i cili i lidh njerëzit
gjithandej botës në një sistem unik komunikimi.
Informatat mbi gati secilën temë që mund ta
imagjinoni tani mund të gjinden në internet.
Pa marrë parasysh profesionin të cilin e
zgjidhni, gjasat janë se ju do të bëheni më
produktiv nëse përdorni teknologjitë më të reja,
përfshirë këtu kompjuterët, modemet, fakset, etj.

11
12
Mjedisi Konkurrues
Konkurrenca në mes të bizneseve kurrë nuk ka
qenë më e madhe se sot. Disa kompani e kanë
gjetur përparësinë e tyre konkurruese duke u
fokusuar në prodhimin e produkteve të cilësisë së
lartë. Synimi i shumë kompanive është që të kenë
zero defekte asnjë gabim në produktet e tyre.
Disa kompani si MOTOROLA në SHBA dhe TOYOTA në
Japoni i janë afruar përmbushjes së këtij
standardi. Megjithatë, për ruajtjen
e përparësisë konkurruese nuk mjafton vetëm
prodhimi i një produkti cilësor. Sot kompanitë
duhet të ofrojnë produkte CILESORE dhe SHERBIME
të jashtëzakonshme për ÇMIME konkurruese.
Për këtë arsye sot kompania General Motors (GM)
po zhvillon fabrika për prodhimin e veturave në
Argjentinë, Poloni, Kinë, Tajlandë. Kombinimi i
cilësisë dhe krahut të lirë të punës me koston e
minimizuar të distribucionit ka rezultuar me
tregje më të mëdha dhe rritje afatgjate të GM-së.

13
Konkurrimi përmes kënaqjes së konsumatorit
Prodhuesit dhe organizatat shërbyese në të
gjithë botën kanë mësuar se konsumatorët e
sotshëm janë shumë kërkues. Ata nuk dëshirojnë
vetëm prodhime të kualitetit të lartë për çmime
të ulëta, por edhe shërbime të mira. Në fakt,
produktet në shekullin 21 do të jenë të
dizajnuara në atë mënyrë që të mund ta
fascinojnë, magjepsin dhe kënaqin konsumatorin,
duke i tejkaluar edhe pritjet e tija.
Secila organizatë prodhuese dhe shërbyese në
botë duhet ta ketë një shenjë mbi derën e saj që
u thotë punëtorëve se KONSUMATORI ESHTE MBRET.
Biznesi tani ka filluar të drejtohet nga
konsumatori, dhe jo nga menaxhmenti. Kjo do të
thotë se vendin e parë duhet ta zënë dëshirat dhe
nevojat e konsumatorit.
14
Konkurrimi përmes përmbushjes së nevojave të
komunitetit
Është e mundur që një biznes ti kënaq
konsumatorët e vet por jo edhe ti përmbush disa
nga nevojat e komunitetit në të cilin operon. Për
shembull, në përpjekjet e tyre për ti kënaqur
punëtorët dhe klientët, firmat mund të ndërmarrin
veprime që e dëmtojnë mjedisin. Një rezultat i
tillë është jashtëzakonisht i padëshirueshëm në
mjedisin e sotshëm të biznesit. Organizatat e
rangut botëror në të ardhmen duhet të përpiqen
që ti përmbushin nevojat e të gjitha palëve me
interes. Palët me interes janë të gjithë njerëzit
që mund të fitojnë apo të humbin nga politikat
dhe aktivitetet e një organizate.
15
(No Transcript)
16
Mjedisi social
Demografia është studimi statistikor i
popullsisë në raport me madhësinë, densitetin dhe
karakteristikat e saja. Bota e sotme po
kalon nëpër ndryshime të mëdha të cilat po
ndikojnë në mënyrë dramatike në mënyrën tonë të
jetesës, në vendbanimet tona, në gjërat të cilat
ne i blejmë dhe në mënyrën se si e kalojmë kohën.
Për më tepër, zhvendosjet e mëdha të
popullsisë po u japin disa firmave mundësi më të
mëdha ndërsa të tjerave po ua zvogëlojnë ato.
17
(No Transcript)
18
1. Pengesat ndaj biznesit
Tabela vijuese tregon listën e plotë të
pengesave me të cilat ballafaqohet biznesi, të
radhitura nga vetëm ndërmarrësit në vitin 2005.
Të dhënat tregojnë se ndërmarrësit kanë perceptim
negativ për mjedisin e biznesit. Barrierat
kryesore që e pengojnë biznesin në Kosovë janë
kombinimi i konkurrencës së padrejtë bashkë me
korrupsionin dhe ekonominë informale. Në anën
tjetër ekziston një pakënaqësi e madhe e
ndërmarrësve me shërbimet publike (furnizimi me
energji dhe ujë). (Riinvest NVM-të
2006). Intensiteti absolut do të jetë 100 në
rastet kur respondentët e konsiderojnë një
pengesë specifike si diçka me rëndësi maksimale,
pra kur respondentët e vlerësojnë një pengesë
specifike me shkallë të lartë, dhe anasjelltas.

19
Pengesa Intensiteti (Të gjitha ndërmarrjet)
1. Konkurrenca e padrejtë 78
2. Korrupsioni 76
3. Ekonomia informale/e zezë 73
4. Shërbimet Publike (Energjia dhe Uji) 70
5. Taksat e larta 69
6. Rrugët dhe Telekomunikacioni 64
7. Evazioni Fiskal 62
8. Konkurrenca e Fortë 60
9. Pengesat administrative 58
10. Mungesa e Ligjeve 58
11. Vonesa e pagesave (mbledhja e borxheve) 54
12. Qasjet në financime (mungesa e burimeve ndërkombëtare) 44
13. Mungesa e Kërkesës 44
14. Mungesa e informatave për Bizneset 39
15. Kapacitetet e Kufizuara 28
16. Sigurimi i materialeve, makinave dhe pajisjeve 27
17. Niveli i aftësive të punëtorëve 13
18. Aftësitë menaxhuese 8
20
Zhvillimi i pengesave
Tabela vijuese e tregon zhvillimin e barrierave
për vitet 2000-2005 Aty ne mund të shohim
se problemet me ligjin dhe implementimin e tij
kanë rënë në masë të madhe që nga viti 2000,
ndonëse ato vazhdojnë të konsiderohen si një nga
barrierat kryesore në listën e përgjithshme të
barrierave. Ajo është një ndër pengesat kryesore
që kanë pësuar rënie të madhe në intensitet dhe
në pozitën e saj, duke lëvizur nga vendi i dytë
në vitin 2002 në vendin e gjashtë në vitin 2006.
Në anën tjetër qasja në financa ka
treguar rritje të vazhdueshme në listë, përderisa
taksat e larta dhe konkurrenca e fortë kanë
mbetur stabile duke mbetur në maje të listës.

21
Pengesat 2000 2001 2002 2003 2004 2005
Ligjet (Implementimi i tyre) 85 76 67 52 55 58
Konkurrenca e padrejtë 75 75 75 72 79 78
Qasja në financa 61 76 54 52 51 44
Taksat e larta 51 57 59 68 64 69
Konkurrenca e fortë 49 58 63 65 66 60
Korrupsioni   41 42 49 68 76
Vonesat në pagesa       56 54 54
22
Pengesat sipas sektoreve
Ekonomia informale përbën pengesë më të
madhe për sektorin e prodhimeve në krahasim me
atë të tregtisë, dhe edhe më të madhe në krahasim
me shërbimet. Sektori i shërbimeve i konsideron
si pengesa kryesore taksat e larta dhe shërbimet
publike në telekomunikacion. Në anën tjetër
vonesat në pagesa përbëjnë problem serioz për
ndërmarrjet tregtare në krahasim me të dy
sektorët e tjerë. Është e qartë
se sa u përket pengesave të ndërlidhura me
mjedisin e brendshëm nuk ka kurrëfarë dallimi në
mes të sektorëve. Si përfundim, është me
rëndësi të përmendet se analiza sektoriale tregon
se mjedisi i jashtëm përbën pengesën kryesore dhe
u shkakton më shumë presion NVM-ve në krahasim me
mjedisin e brendshëm.
23
Barrierat Prodhim Sherbime Tregti
Konkurrenca jolojale 81 73 80
Korrupsioni 78 71 80
Ekonomia Informale/ e zezë 76 64 78
Taksat e larta 70 67 71
Shërbimet publike (rryma dhe uji) 69 66 75
Konkurrenca e ashpër/fortë 65 58 52
Rrugët dhe Telekomunikimet 64 64 65
Evazioni fiskal 61 58 69
Ngarkesat administrative 59 58 56
Ligjshmëria ( ligjet dhe zbatimi i tyre) 57 61 56
Vonimi i pagesave ( Inkasimi i borxheve) 57 44 60
Mungesa e kërkesës 46 41 45
Qasja në kredi ( mungesa e burimeve eksterne te financimit) 44 42 48
Mungesa e informacioneve për biznes 40 38 38
Kapacitetet e pamjaftueshme 28 28 31
Sigurimi i materialit, makinave dhe pajisjeve 26 25 26
Niveli i aftësive të të punësuarve 12 14 14
Aftësitë tuaja menaxheriale 8 9 8
24
3. Importi dhe Eskporti
Eksporti dhe importi janë aktivitete shumë të
rëndësishme ndërmarrëse. Përderisa e para tregon
aftësinë e ndërmarrjeve kosovare për të
konkurruar në tregjet ndërkombëtare, e dyta
siguron stabilitet buxhetor dhe e rrit ofertën
për konsumatorët kosovarë. Prezenca e
ndërmarrjeve kosovare në tregjet ndërkombëtare
mbetet simbolike. Në krahasim me vitet e kaluara,
penetrimi i NVM-ve në këto tregje mbetet
konstant. Që nga viti 2002, pjesëmarrja e NVM-ve
në aktivitete eksportuese kurrë nuk ka qenë më e
madhe se 6.5 (viti 2003), ndërsa të dhënat nga ky
vit tregojnë pak a shumë të njëjtin përpjesëtim.
Në anën tjetër, të dhënat gjithashtu tregojnë se
pjesëmarrja e NVM-ve në aktivitete importuese
është mjaft më e madhe krahasuar me ato të
aktiviteteve eksportuese. Ndonëse numri ka rënë
në krahasim me vitet e para pas luftës, importi
mbetet akvititeti kryesor i ndërmarrjeve
kosovare. Rreth 35 të ndërmarrjeve kosovare kanë
importuar në vitin 2005.
25
(No Transcript)
26
(No Transcript)
27
(No Transcript)
28
4. Korrupsioni
Ekziston një perceptim negativ në mesin e
ndërmarrësve për nivelin e korrupsionit. Edhe të
dhënat e fundit flasin për një rritje te
perceptimeve negative. Përderisa në vitin
2004 rreth 72 të ndërmarrësve menduan se
korrupsioni është shumë i përhapur, në vitin 2005
ky numër është rritur në 79. Në përgjithësi
ndërmarrësit kosovarë besojnë se korrupsioni
është i përhapur në Kosovë. Ata gjithashtu
besojnë se ky fenomen nuk është luftuar sa duhet.
29
(No Transcript)
30
  2005 2004 2003
1. Rritja e kostove për shkak të kërkesave për ryshfet 21.8 20.7 20.9
2. Pengesat në aktivitetet e biznesit për shkak të shtyrjeve burokratike artificiale 17.9 17.5 15.7
3. Pengesat në aktivitetet e biznesit për shkak të cilësisë së dobët të shërbimeve publike 18.4 17.7 15.9
4. E mirëmban konkurrencën e padrejtë 22.8 23.2 25
5. Krijon një mjedis të papërshtatshëm për investime 19.1 20.8 22.4
 Totali 100 100 100
31
5. Financimi i NVM-ve
Një aspekt tjetër kufizues për rritjen e mëtejme
të NVM-ve është edhe mungesa e mundësisë për të
thithur investime të jashtme. Financimi i NVM-ve
mbetet çështje prioritare përkundrejt
indikacioneve për rritje në sektorin financiar
gjatë vitit të kaluar. Në bazë të
hulumtimeve të bëra nga MTI-ja, NVM-të e pyetura
konsiderojnë se problemet me investimet e jashtme
përbëjnë njërën ndër brengat më serioze për
biznesin e tyre. Në përgjithësi, investimet e
jashtme nuk konsiderohen si të mjaftueshme për
nevojat e NVM-ve. Sektori financiar
komercial ka përjetuar zhvillime të rëndësishme.
Numri i degëve të bankave është rritur nga 47 në
Mars të vitit 2002 në 112 në Dhjetor të vitit
2002, ndërsa në 7 banka, 40 degë dhe 100 zyra në
vitin 2003. Në fund të vitit 2004 ishin shtatë
banka, 42 degë dhe 158 zyra të degëve, një rritje
prej dy degëve dhe 58 zyrave të degëve që nga
viti 2003. Megjithatë, sistemi financiar në
Kosovë mbetet i pazhvilluar sa duhet.
32
(No Transcript)
Write a Comment
User Comments (0)
About PowerShow.com