Title: Ta duam All-llahun !
1Ta duam Allahun!
2Muhammedi a.s. ka thënëDuajeni Allahun, sepse
vetëm Ai është burimi i të gjitha dhuntive.
3Sikur Allahu të mos të donte, s'do të të
emërtonte me emrin e fesë së Tij, musliman, e as
s'do të të veçonte me emër mu'min (besimtar i
denjë).
4Më thuaj Ke ndier sëpaku qoftë edhe sa
grimca,dhuntinë e të qenurit musliman?
5Mund të thote ndonjë musliman, se derisa ishte në
fetus,e që nuk i ka bërë lutje Allahut, që ta
nxjerr në këtë jetë duke qenë musliman e te jetoj
si musliman,e që nuk i është përgjigjur?
6 Mund të pretendosh, se, nuk ke bërë një gjë
të tillë,e që nuk të është realizuar?
7Apo i nënshtruar denjësishte, e pa pikë force..
8..i kërkove Krijuesit tënd, që të ishe nga të
shpëtuarit, qysh kur ishe në brinjët e babait
tënd..
9..e që nuk i është përgjigjur pafuqisë tënde e
nuk të ka mëshiruar?
10O vlla e motër! Falendero Allahun,ji
mirënjohës/e për dhuntitë e Tij ndaj teje!
11S'të shkonë mendja ndonjëherë se mund të kishe
qenë lëndë xhehennemi?
12E të kishe lindur mosbesimtar!
13E të vdesësh mosbesimtar!
14Allahu të donë! E të ruajti!
15E vuri mburojë ndaj mendjes dhe zemrës tënde nga
çdo e keqe, e të bëri përulës në sexhdeh ndaj
Atij që krijoi universin dhe çdo gjë në të!
16Të mbrojti nga përulja ndaj idhujve, e ta
zbukurojë të mirën, e ta shëmtojë të ligën..
17..E të bëri që t'i nënshtrohesh Atij që të krijoi
nga hiçi, e të mos bëhesh kurrë rob i epshit!
18O vlla e motër! Ta duam Allahun, Ai ishte i Pari
që na deshti!
19Gjurmët që shofim në horizontë, për arsye se na
deshti, shohim Fuqinë e Madhështinë e Tij në to!
Me to drejtohemi!
20Mos ktheh mbrapsht këtë mirësi!!
21Kur sheh me sytë e tu gjithësinë, a nuk sheh
argumentet e Tij?
22A nuk sheh gjurmët e Urtësisë së Tij?
23Sepse na deshti, kur hedhim shiqimet në qiellë,
kuptojmë Madhështinë e Tij, e na shtohet edhe më
shumë bindja ndaj Tij!
24Argumentet në horizontë e në vetvete, janë
gjurmët e mëshirës, janë shenjat e Dhembshurisë
së Tij ndaj nesh,me to besimtari përforconë
besimin, me to gjejmë qetësinë shpirtërore!
25Sepse na deshti, na mundësoi t'i kuptojmë të
dërguarit e Tij, të cilëve nuk u shpallet, e
libër i hapur e bindës për të diturin e të
paditurin.
26O vlla e motër!Si mos ta adhurojmë ashtu siç e
meritonë Madhështia dhe Bukuria e krijimeve të
Tij, po Madhështia dhe Bukuria e vet Krijuesit të
tyre?
27Krijoi dhe përsosi, dhe e quajti vetveten Formues
me Përsosje!
28 Zbukuroi dhe hijeshoi, dhe e quajti vetveten I
Bukur!
29 I Lartësuar është Ai dhe i pa të meta!Atij
asgjë nuk i përngjanë!
30 Si mos ta adhurojmë e t'i nënshtrohemi, siç e
meritonë Madhështia e Tij?
31 Edhe sikur të rrinim të përulur me përkushtim
tërë jetën ndaj Tij, as nuk do t'i shtonte gjë
Madhështisë së Tij, e as nuk do t'i pakësonte!
32I Lartësuar dhe i pa të meta është Ai!
33 Edhe sikur të rrinim të përulur me përkushtim
tërë jetën ndaj Tij, as nuk do t'i shtonte gjë
Madhështisë së Tij, e as nuk do t'i pakësonte!
34Të mendojmë një gjë
35Çdo raport njerëzorë, është i lidhur me përfitim,
deshëm apo s'deshëm.. po Allahu i Gjithfuqishëm
çfarë nevoje ka prej teje?
36Ai që ngriti qiejtë, Ai që yjet i krijoi për sytë
tonë?!
37Ai të jep dhe nuk të merr gjë, çdo vepër të mirë
ta llogarit me dhjetra e deri me shtatqindë të
tilla,e më tepër..
38E di pse??
39Sepse te deshti!
40Ndërkaq, po bëre një vepër të keqe,ta llogarit
një, dhe atë ta falë.
41Me një pik loti të sinqertë, të fal me mijëra
gabime..
42E një hap drejtë adhurimit dhe nënshtrimit të
denjë ndaj Tij, t'i shuan mëkatet, qofshin dhe
sa kodrat!
43Ska nevojë për adhurimin tënd!Por sepse të donë!
44Sepse të deshti, për një vepër të mirë, është
Mirënjohës, e Falës i shumë të ligave.
45KUSH?!
46Ai që të bëri dikushi..
47Ai që të krijoi nga hiçi..
48Ai, që ti dikur ishe në errësirë, e të nxorri në
dritë..
49Ai, që ti dikur ishe një pik e ngjizur e
fëlliqur, e të nderoi e të ngriti!
50E DI PSE?
51Sepse Allahu të deshti! Mëshira e Të Cilit është
e paimagjinueshme!
52Ke lexuar se çfarë thotë Allahu, Ai I Cili të
donë, në një hadith kudsij? (thënie e
interpretuar nga Muhammedi a.s.)
53Lexo vella e motër
54Kur robit Tim i shkonë mendja të bëj një vepër
të mirë por nuk e bën..
55..ia shënojë si vepër të kryer.
56E nëse e kryen..
57..ia shënoj sa dhjetë vepra të mira,e ia
shumfishoj deri në shtatqind të tilla!
58E nëse i shkonë mendja që të bëj ndonjë vepër të
ligë..
59..e nuk e bën...
60nuk ia shënojë asnjë!
61e nëse e bënë..
62..ia shënoje një të vetëm"
63Sepse na deshti!Ta duam edhe ne Allahun!
64Sepse na deshti..
65..zgjodhi kohëra e përcaktoi data, nëpërmjet të
cilave t'i afrohemi rrugës së vërtetë!
66Bëni namaz!
67Pendohuni!
68Respektoni prindërit!
69Jipni lëmoshë për varfnjakët!
70Mëshirojeni bonjakun!
71Drejtoni sytë kah Jeta e Amshueshme..
72AHIRETI!!
73Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se
një përjetim e mashtrim. Ska dyshim se bota
tjetër është më e dobishmja për ata që ruhen. A
nuk po meditoni?Kuran, 632
74Allahu na udhëzoftë e na bëftë prej atyre që
pasojnë të vërtetën dhe ngulin këmbë në të,
pasiqë u është bërë e njohur, Amin!Motra juaj
në Islam Sumeja, Kaçanik.